Sport
Përballja me Izraelin, Foda zbulon skenarin e Kosovës: Do të kërkojmë presion që në start
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka ndarë pritshmëritë e tij në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Izraelit, duke shpalosur qasjen taktike që do të ndjekë skuadra "Dardane".
Gjatë prononcimit të tij, kreu i stafit teknik on spekulimet dhe konfirmoi se strategjia e Kosovës do të jetë sulmuese që në start, duke ushtruar trysni të lartë ndaj kundërshtarit që nga sekondat e para, ndërkohë që nuk la pa u dhënë meritat edhe cilësive të skuadrës kundërshtare.
“Ne kemi një ide dhe natyrisht do të tentojmë që prej fillimit të luajmë me presion ndaj Izraelit, por duhet të llogarisim që edhe Izraeli ka një skuadër të mirë dhe të fortë. Ata e kanë idenë e tyre, ne tonën. Shpresojmë për fitore”, u shpreh Foda para mediave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: