Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kombëtarja mbyll përgatitjet për Bjellorusinë, mësohet gjendja e Ernest Muçit para sfidës

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja mbyll përgatitjet për Bjellorusinë, mësohet gjendja e Ernest Muçit para sfidës
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka zhvilluar paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore zyrtare, në kuadër të përballjes së ardhshme kundër Bjellorusisë në Ligën e Kombeve. Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, grupi prej 26 futbollistësh është stërvitur rregullisht, me përjashtim të sulmuesit Ernest Muçi. Ky i fundit ka kryer vetëm ushtrime të lehta në palestër si masë paraprake nga stafi mjekësor, pasi kishte pësuar një goditje gjë gjatë ndeshjes së mëparshme kundër Finlandës. Pjesa tjetër e skuadrës i ka kushtuar vëmendje të veçantë skemave tekniko-taktike dhe ekzekutimit të goditjeve standarde, nën vëmendjen e stafit teknik për sfidën e nesërme. Më vonë gjatë ditës, delegacioni kuqezi do të udhëtojë drejt kryeqytetit hungarez, Budapest. Ndërkohë, trajneri Rolando Maran së bashku me një nga futbollistët e Kombëtares do të dalin në konferencën zyrtare për shtyp duke filluar nga ora 18:30. Kujtojmë se sfida e fundit e Kombëtares shqiptare në UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë do të luhet nesër në orën 18:00, në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar