Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Rama nga Asambleja e PS: Integrimi europian dhe teza e “humnerës” nuk mund të bashkëjetojnë

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rama nga Asambleja e PS: Integrimi europian dhe teza e “humnerës” nuk mund të bashkëjetojnë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë gjendet para një udhëkryqi historik, duke theksuar se rruga drejt Bashkimit Europian nuk mund të ecë krah për krah me narrativën se Shqipëria po rrëshqet drejt një humnerë pa fund. Duke folur përpara anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste, kreu i qeverisë vuri në dukje se anëtarësimi në familjen e madhe europiane nuk është një dhuratë, por fryt i përparimit ekonomik, betejës kundër korrupsionit dhe fuqizimit të institucioneve të reja të drejtësisë. Sipas tij, forca politike që ai drejton mbetet garante e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, ndërsa kërkoi që organet ligjzbatuese të vijojnë goditjet ndaj korrupsionit pa bërë dallime, përfshirë edhe nivelet më të larta të politikës. “Sot njerëzit kanë një pritshmëri më të madhe dhe nuk gëzohen më thjesht se po shtrohet një rrugë apo rregullohet një urë. Është një e vërtetë e madhe politike trajtimi i anëtarësimit të Shqipërisë. Nuk mund të jetë në të njëjtën kohë e vërtetë kjo me atë që Shqipëria po bie në një humnerë të pafund dhe ndërkohë po hyn në faqen e fundit të historisë së anëtarësimit në BE. Këto të dyja nuk rrinë bashkë. Hyrja në atë faqe nuk bëhet duke u rrokullisur në një humnerë. Kjo bëhet duke u rritur në ekonomi, nuk bëhet duke u zhytur në korrupsion, por duke mbështetur pa kushte organet e pavarura të drejtësisë që luftojnë korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit politik. Prandaj e them ndryshe nga çfarë nxjerrin grykët publike, shqiptarët janë mjaftueshmërisht të emancipuar ta kuptojnë se fakti që sot ka drejtësi të pavarur që godet këtu brenda, këtu brenda është rrjedhojë e të vërtetës së madhe se këtu është garancia e paprekshmërisë së pavarësisë së drejtësisë. Prandaj ka hyrë Shqipëria në atë faqe dhe nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë”, u shpreh kryeministri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar