Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedi në Klinë: 43-vjeçarja ndërron jetë pas marrjes së infuzionit, nis hetimet Spitali dhe Prokuroria

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në Klinë: 43-vjeçarja ndërron jetë pas marrjes së infuzionit, nis hetimet Spitali dhe Prokuroria
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një grua 43-vjeçare ka humbur jetën pak pasi kishte nisur trajtimin me infuzion në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nëna Terezë” në Klinë. Lidhur me këtë ngjarje tragjike, ka reaguar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ku e ndjera u dërgua me urgjencë pasi gjendja e saj u përkeqësua gjatë rrugës. Sipas komunikatës zyrtare, pacientja është sjellë në repartin e Emergjencës ditën e djeshme, rreth orës 14:20, pa shenja jete. "Përkundër angazhimit maksimal të stafit mjekësor dhe ndërhyrjeve reanimatore, fatkeqësisht nuk u bë i mundur rikthimi i shenjave vitale. Për këtë rast janë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore", thuhet në njoftimin e spitalit. Nga ana e tij, menaxhmenti i QKMF-së në Klinë ka sqaruar se gruaja fillimisht ishte vizituar nga mjeku infektolog, i cili i kishte sugjeruar terapinë me infuzion. Gjatë dhënies së këtij mjekimi, ajo ka shfaqur papritur reaksion të rëndë alergjik, duke u transferuar menjëherë në sallën e urgjencës brenda qendrës shëndetësore. Për shkak të gjendjes kritike, ajo u nis me autoambulancë drejt Spitalit të Pejës, e shoqëruar nga ekipi mjekësor i përbërë nga një mjek dhe një infermier. Gjatë transportit është aplikuar reanimimi kardiopulmonar, ndërsa me mbërritjen në spital pacientja është vendosur në intubim. Ngjarja ka vënë në lëvizje edhe Prokurorinë Themelore në Pejë, e cila ka ngarkuar Policinë me detyrën e sigurimit të gjithë dokumentacionit spitalor. Gjithashtu, pritet të merren në pyetje dëshmitarët dhe të gjithë punonjësit shëndetësorë që morën pjesë në trajtimin e saj. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i 43-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t'i nënshtruar obduksionit, i cili do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar