Sport
Përplasja në PS, Fatmir Xhafaj kundërshton skenarin e Ramës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj idesë për të larguar përfundimisht nga radhët e Partisë Socialiste Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën.
Gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të kësaj force politike, e cila po mbahet pa praninë e medias në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka dalë kundër hedhjes në votim të kërkesës për shkarkimin e dy ligjvënësve nga subjektet partiake.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ai ka kërkuar vendosjen e masave disiplinore ndaj tyre, por duke shmangur ndëshkimin ekstrem të përjashtimit nga partia.
“Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera Xhafaj.
Ky qëndrim ndryshon nga linja e propozuar nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi votimin e përjashtimit të dy zyrtarëve socialistë, duke e deleguar çështjen për shqyrtim përpara Asamblesë Kombëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: