Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Integrimi në BE, Bozhegu: Nuk anëtarësohemi duke shkatërruar natyrën, Europa nuk i fal shkeljet e rregullave

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 22:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Integrimi në BE, Bozhegu: Nuk anëtarësohemi duke shkatërruar natyrën, Europa nuk i fal shkeljet e rregullave
Enida Bozhegu ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohet territori shqiptar dhe ndikimin që, sipas saj, kanë interesat personale në vendimmarrjen për pasuritë natyrore dhe zonat e mbrojtura. E ftuar në emisionin “Black Box” në Ora News, Bozhegu u shpreh se Bashkimi Europian nuk mund të pranojë anëtarësimin e një vendi që shkatërron natyrën dhe nuk respekton rregullat. Sipas saj, vlerësimi i BE-së nuk përcaktohet vetëm nga deklaratat politike, por nga standardet teknike dhe rezultatet konkrete që një vend arrin të përmbushë. Duke u ndalur te zhvillimet e fundit dhe çështja e flamingove, ajo e cilësoi mënyrën e ndarjes së territorit si një pasqyrë të interesave, ambicieve dhe dëshirave personale, duke pretenduar se pasuritë e vendit po trajtohen si pjesë që ndahen mes aktorëve të ndryshëm. Bozhegu e krahasoi këtë proces me një formë moderne kolonizimi, ku territori përvetësohet gradualisht përmes interesave të ndryshme dhe marrëveshjeve me investitorë të huaj. “Është një formë moderne e kolonizimit. Kështu vjen dalëngadalë kolonizimi i një vendi, deri në copëtimin e tij dhe secili merr thelat e veta”, u shpreh Bozhegu në “Black Box”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar