Sport
Pinea Matoshi fiton çmimin “Young Actors Award 2026” në Gjermani
Reklamë e Sponsorizuar
Aktorja e re, Pinea Matoshi, ka fituar çmimin “Young Actors Award 2026” në edicionin e 75-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mannheim-Heidelberg në Gjermani, për interpretimin e saj në filmin “Dua”, me regji të Blerta Bashollit.
Juria ndërkombëtare e festivalit e ka vlerësuar Matoshin për interpretimin e saj debutues në kinematografi, ku ajo luan rolin kryesor.
“Duke e parë në rolin e Duas, është e vështirë të besohet se ky ishte roli i saj i parë”,thuhet në njoftimin për çmimin.
Filmi “Dua” zhvillon ngjarjet në Prishtinën e fundit të viteve 1990, në periudhën para luftës në Kosovë.
Historia rrëfehet përmes përjetimeve të një vajze 13-vjeçare, duke trajtuar frikën, pasigurinë, miqësinë dhe qëndresën përballë rrethanave të vështira.
Filmi “DUA” është realizuar nga regjisorja Blerta Basholli, me producent Valon Bajgora dhe bashkëskenariste Nicole Borgeat.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: