Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Gjermania favorite ndaj Serbisë, Holanda përballet me Greqinë

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 15:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjermania favorite ndaj Serbisë, Holanda përballet me Greqinë
Liga e Kombeve në aksion, sonte zhvillohen përballje interesante në të katër ligat Liga e Kombeve vazhdon sonte me disa ndeshje interesante në të katër ligat e saj, ku në program janë përballje që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione në garën për pozitat në grupe. Në Ligën A Holanda përballet me Greqinë, ndërsa Serbia takohet me Gjermaninë. Në Ligën B, Skocia do të përballet me Maqedoninë e Veriut, kurse Sllovenia do të ketë punë me Zvicrën. Këto dy përballje zhvillohen në kuadër të Grupit B1. Katër ndeshje janë në program edhe në Ligën C. Moldavia takohet me Kazakistanin nga ora 18:00, ndërsa në orarin e mbrëmjes luajnë Bullgaria me Islandën, Luksemburgu me Estoninë dhe Sllovakia me Ishujt Faroe. Ndërkohë, në Ligën D do të zhvillohen dy përballje: Andorra – Gjibraltari dhe Lihtenshtajni – Azerbajxhani. Të gjitha ndeshjet e tjera, përveç asaj mes Moldavisë dhe Kazakistanit, nisin nga ora 20:45. Kjo është xhiroja e pestë e fazës së grupeve, ndërsa përfaqësueset synojnë të marrin rezultate sa më të mira para përfundimit të kësaj faze.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar