Botë
Presidentja takohet me përfaqësuesen amerikane, konfirmon partneritetin e fuqishëm dhe miqësinë e palëkundur Kosovë-SHBA
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.
Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: