Sport
Foda para ndeshjes me Izraelin: Jemi të gatshëm, synojmë rezultat pozitiv
Reklamë e Sponsorizuar
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për media sot para ndeshjes ndaj Izraelit nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Foda tha se janë të gatshëm, ndonëse kanë mungesa.
“Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Izraelit. Kemi punuar mirë dhe e kemi stërvitjen përfundimtare, do t’i stërvitim pjesët taktike. Kemi mungesa por kemi mjaftueshëm lojtarë në dispozicion. Ju besojmë atyre. Mund të ketë ndonjë befasi që mund të ftohet. Atmosfera është mjaftë e mirë, janë ndeshje të rëndësishme. Ka pasur intensitet në stërvitje dhe shpresojmë në rezultat pozitiv”, tha Foda.
Kosova përballet nesër me Izraelin nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: