Sport
Foda paralajmëron ndryshime: Një nga talentet e reja pritet të debutojë si titullar ndaj Izraelit
Reklamë e Sponsorizuar
Në prag të sfidës së Ligës së Kombeve kundër Izraelit, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka dalë para mediave për të ndarë pritshmëritë e tij për këtë përballje. Tekniku gjerman ka lënë të kuptohet se formacioni fillestar mund të sjellë surpriza, duke mos përjashtuar mundësinë që një nga lojtarët e sapoafruar të nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Foda ka shprehur kënaqësinë për përshtatjen dhe cilësitë e treguara nga prurjet e reja në grumbullimin e fundit. "Kemi ndjekur me vëmendje Lindrit Kamberin, Enis Rexhepin dhe Kurtulushin, dhe të gjithë kanë lënë përshtypje shumë pozitive tek ne," deklaroi strategu i Kosovës, duke konfirmuar se mundësia që ndonjëri prej tyre të jetë pjesë e 11-shes startuese është reale.
Kujtojmë se përballja vendimtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet ditën e nesërme, me fillim nga ora 15:00, në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: