Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Erëra të fuqishme në Prishtinë: Komuna apel qytetarëve për vigjilencë maksimale

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 14:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Erëra të fuqishme në Prishtinë: Komuna apel qytetarëve për vigjilencë maksimale
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit ka lëshuar një alarm për qytetarët e Prishtinës, duke kërkuar kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta që pritet të intensifikohen gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme. Në njoftimin zyrtar, autoritetet komunale kanë publikuar edhe linjat e komunikimit për raportimin e çdo rasti emergjent që mund të shkaktohet nga moti i lig. Për të parandaluar incidente të mundshme, qytetarëve u rekomandohet: - Të largojnë ose sigurojnë sendet e lëvizshme nga ballkonet, terasat dhe oborret. - Të shmangin qëndrimin në afërsi të shtyllave elektrike, pemëve të dëmtuara apo strukturave të tjera të pasigurta. - Të tregojnë përkujdesje të shtuar gjatë ecjes në zona të hapura, si dhe gjatë drejtimit të automjeteve. - Përgjegjësit e punishteve dhe objekteve në ndërtim duhet të marrin masa për sigurimin e materialeve dhe pajisjeve që mund të rrezikohen nga erërat. Çdo situatë që rrezikon sigurinë publike duhet të raportohet menjëherë në organet kompetente. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po punon ngushtë me Policinë e Kryeqytetit dhe Brigadën e Zjarrfikësve për të monitoruar terrenin dhe për të reaguar me kohë në çdo rast nevoje. Për çdo emergjencë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit, e cila qëndron në shërbim 24 orë në ditë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar