Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Goditje për Kosovën, Ermal Krasniqi lë grumbullimin para duelit me Izraelin

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 12:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar një mungesë të rëndësishme në prag të ndeshjes sfiduese kundër Izraelit, pasi futbollisti Ermal Krasniqi është detyruar të largohet nga kampi stërvitor për arsye shëndetësore. Lajmi është zyrtarizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ndërkohë që vlen të theksohet se lojtari nuk kishte marrë pjesë as në seancën stërvitore të një ditë më parë bashkë me pjesën tjetër të grupit. “Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit,” ka bërë të ditur shtëpia e futbollit kosovar. Sipas FFK-së, pas kontrollit të detajuar shëndetësor, stafi mjekësor ka arritur në përfundimin se lojtarit i duhet kohë shtesë për tu shëruar plotësisht, çka pamundëson gatishmërinë e tij për sfidat e radhës ndaj Izraelit dhe Irlandës. Në fund të njoftimit zyrtar bëhet e ditur se lojtari është nisur drejt klubit të tij për të vijuar atje procesin e rikuperimit fizik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar