Aktuale
Formë e shkëlqyer në Zagreb: Flaka Loxha siguron çerekfinalen në Grand Prix
Reklamë e Sponsorizuar
Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka shkëlqyer në turneun prestigjioz Grand Prix Zagreb 2026, duke arritur deri në fazën çerekfinale pas një paraqitjeje fantastike në tatami.
Në përballjen e parë të ditës, Loxha triumfoi në mënyrë spektakolare me Ippon ndaj garueses nga Bosnja dhe Hercegovina, Andjela Samardzis, duke nisur kështu rrugëtimin e saj me ritme të larta.
Suksesi i saj mori përmasa edhe më të mëdha në xhiron e dytë, ku xhudistja jonë mposhti me Yuko medalisten e bronztë të kampionatit botëror, kroaten Ana Viktorija Puljiz, duke treguar karakter dhe përgatitje të shkëlqyer fizike.
Tanimë, për përballjen e radhës në kuadër të çerekfinaleve, Flaka Loxha do të matë forcat me xhudisten nga Spanja, Adriana Rodriguez Salvador, në kërkim të vazhdimësisë drejt medaljeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: