Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kriza onkologjike në Kosovë, deputetja Jashari: Pacientët pa barna, Avastina mungon prej 14 gushtit

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 11:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kriza onkologjike në Kosovë, deputetja Jashari: Pacientët pa barna, Avastina mungon prej 14 gushtit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka ngritur alarmin për mungesën e vazhdueshme të ilaçeve për sëmundjet malinje, duke bërë të ditur se ilaçi jetik “Avastin” mungon në institucionet shëndetësore që nga data 14 gusht, çka po lë pacientët pa terapinë e nevojshme. Këto deklarata të forta ajo i bëri gjatë seancës së interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, e cila u thirr pas rastit tragjik të vdekjes së një pacienteje me kancer gjiri, e cila kishte mbetur katër muaj pa trajtimin e duhur, si dhe për shkak të gjendjes alarmante me barnat onkologjike. Duke theksuar se kjo dukuri nuk është e izoluar, Jashari shtoi se mungesa e medikamenteve është konstatuar edhe në raste të tjera, ndërsa drejtoi kritika të ashpra ndaj institucioneve shtetërore për përsëritjen ndër vite të të njëjtit problem. “Sot vazhdon të mungojë Avastina, një bar i domosdoshëm për terapinë e kancerit. Ka munguar prej datës 14 gusht. Rasti i fundit që më është raportuar te unë është një paciente me datën 11. Mungesa është evidentuar edhe te barna të tjera. Vite të ndryshme, barna të ndryshme, por për pacientin i njëjti problem. Ata nuk e kanë terapinë që i duhet në dispozicion. Sa vite duhet me kalu në këtë parlament, edhe me ardhë prapë me arsyetime se diku”, u shpreh ajo. Gjatë fjalës së saj, ligjvënësja u ndal edhe te mungesa e materialeve shpenzuese në spitale, duke e cilësuar absurde këtë situatë, sidomos në kohën kur buxheti i ndarë për shëndetësi ka shifrën 396 milionë euro. “Ndërkohë buxheti për shëndetësi është rritur në 396 milionë euro, bashkë me të janë rritur edhe fondet e planifikuara për barna dhe material shpenzues. Atëherë si është e mundur që të ndahen më shumë para e pacientët të vazhdojnë që nga spitali të marrin receta për me shku me i ble vetë terapitë e tyre? Që edhe një shembull: pejt kirurgjikal. Janë prej materialeve shpenzuese, edhe sot ende në spitalet tona mungojnë. Paramendoni, pacienti duhet me shku te mjeku dhe me vazhdu me shku me terapinë e tij për me i ble pejt kirurgjikal. Nga të dhënat që unë prapë i posedoj, i ki 3 lloje të penëve që të mungojnë”, përfundoi Jashari.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar