Sport
Bllokohet aksi Komoran-Carralevë pas rrokullisjes së rimorkios së kamionit
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste Më parë në aksin rrugor Komoran-Carralevë, ku për shkaqe ende të panjohura është përmbysur rimorkioja e një mjeti të rëndë transportues, duke paralizuar qarkullimin normal të automjeteve.
Për shkak të bllokimit total të këtij segmenti, drejtuesit e automjeteve po detyrohen të devijojnë lëvizjen e tyre nëpër rrugë alternative për të arritur në destinacion.
Të dhënat e para nga terreni konfirmojnë se incidenti ka sjellë vetëm dëme materiale, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Autoritetet kompetente po hetojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në rrokullisjen e rimorkios në këtë pjesë të rrugës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: