Kronikë
Gjakovë: Dyshime për dhunim të një të miture, i dyshuari ndodhet jashtë vendit
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet policore në qytetin e Gjakovës kanë nisur hetimet lidhur me një rast të denoncuar së fundmi, ku një e mitur dyshohet se ka qenë viktimë e dhunimit seksual.
Sipas informacioneve zyrtare të përfshira në raportin e Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më datë 12 nëntor, ndërsa denoncimi është bërë në orën 11:05 të paradites.
Në njoftimin e forcave të rendit thuhet se është regjistruar një rast ku një person i rritur dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.
Ndërkohë, grupi hetimor ka konfirmuar se personi i dyshuar për këtë vepër penale aktualisht nuk gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: