Sport
I dënuar në Itali për dhunë seksuale, kapet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht
Reklamë e Sponsorizuar
Operacioni i coduar “Strike 8” ka çuar në pranga një 64-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Sipas informacionit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, strukturat e hetimit operativ organizuan aksionin pas sigurimit të të dhënave operative mbi vendndodhjen e të kërkuarit.
I dyshuari, me inicialet A. B. dhe banues në Tiranë, u lokalizua dhe u arrestua në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit bregdetar. Ai rezultonte i dënuar me 4 vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit e Peruxhias, ndërsa Interpol Roma kishte lëshuar ndaj tij urdhër-arresti ndërkombëtar.
Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon ngushtë me autoritetet e homologëve në Itali për të kryer procedurat e duhura për ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: