Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ambasada Gjermane i bashkohet shqetësimeve të BE-së për Ligjin për Specialen

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 17:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasada Gjermane i bashkohet shqetësimeve të BE-së për Ligjin për Specialen
Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shpërndarë në rrjetet sociale reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. “Ambasada Gjermane pajtohet plotësisht me shqetësimet e Zyrës së BE-së në Kosovë lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagimin e ambasadës. Ndërkohë, Zyra e BE-së në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me votimin e mundshëm nesër në Kuvend të këtyre ndryshimeve ligjore. Sipas Zyrës së BE-së, ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, të drejtat procedurale dhe llogaridhënien efektive. Zyra e BE-së ka theksuar se ndryshimet ngrenë shqetësime edhe për kushtetutshmërinë e tyre, duke kërkuar konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar