Politikë
Mungesa e ligjvënësve shtyn seancën e Kuvendit, Haxhiu: S’mund të pres pafundësisht
Reklamë e Sponsorizuar
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për ditën e nesërme, pasi deputetët nuk janë paraqitur në sallë brenda afateve kohore të përcaktuara.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se punimet do të rinisin nesër në ora 11:00, duke shprehur hapur pakënaqësinë e saj lidhur me papërgjegjshmërinë dhe mungesën e kuorumit.
“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, u shpreh ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: