Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kosova vazhdon përgatitjet për Izraelin, stërvitjen e sotme e zhvilloi në “Fadil Vokrri”

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar stërvitjet para ndeshjes së së shtunës ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve. Edhe në ditën e katërt të përgatitjeve Foda i pati në disponim të gjithë futbollistët e grumbulluar. 15 minutat e para aq sa u lejuan për media, fokusi kryesor ishte në aspektin fizik. Vlen të theksohet se ritmi në këta minuta ishte i lartë. Atmosfera në kamp është e jashtëzakonshme me futbollistët që do të synojnë ta mbajnë këtë ritëm deri të shtunën, kur do të përballet me Izraelin. Takimi me izraelitët është mjaft i rëndësishëm dhe tre pikët janë obligim për “Dardanët”. Pas katër ndeshjve të para, Kosova është e dyta me pesë pikë aq sa ka edhe Irlanda e treta, kurse Izraeli është i fundit me dy pikë të grumbulluara. Synimi i “Dardanëve” mbetet pozita e dytë në grup pasi do të siguronte vazon e dytë për shortin e kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Evropian 2028. Kombëtarja e Kosovës nesër e zhvillon stërvitjen e fundit para takimit me Izraelin që luhet të shtunën nga ora 15:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar