Ekonomi
Vushtrri: Rritje historike e pagave për punonjësit e pastërtisë, shoferët do të paguhen mbi 720 euro
Reklamë e Sponsorizuar
Kontributi i punonjësve që kujdesen për pastërtinë e mjedisit, duke nisur nga zonat rezidenciale deri në hapësirat publike të qytetit, mbetet ndër më kyçët për mbarëvajtjen e komunitetit. Në këtë linjë, Komuna e Vushtrrisë ka ndërmarrë një hap konkret për vlerësimin e djersës së tyre.
Nën udhëheqjen e kryetarit Ferit Idrizi, ndërmarrja publike lokale “Përparimi” ka marrë vendim që të rrisë ndjeshëm të ardhurat mujore për stafin e terrenit, duke shënuar një rekord të rekrutimit dhe trajtimit financiar në këtë sektor.
Bazuar në dokumentacionin zyrtar, të ardhurat mujore për shoferët e kamionëve, operatorët e ekskavatorëve (bageristët) dhe axhustatorët tashmë do të jenë 729.57 euro.
Po ashtu, sipas të njëjtit vendim, një pagë prej 623.29 euro do të përfitojnë pozitat e tjera kyçe, ku përfshihen kryepunëtori i terrenit për pastrimin e rrugëve, punëtorët fizikë që merren me grumbullimin e mbeturinave, pastruesit e rrugëve, shoferët e tjerë dhe depoistët.
Ky vendim vjen si kurorëzim i një angazhimi të mëparshëm të kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili pati premtuar mbështetje të vazhdueshme për ndërmarrjen lokale “Përparimi”, duke shërbyer si një model se si duhet stimuluar puna e palodhur e atyre që mbajnë pastër qytetin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: