Lajm i mirë: Komuna e Mitrovicës nis procedurat për ndërtimin e një çerdheje të re në Vaganicë

Publikuar më: 04-07-2025 07:46
Publikuar më: Pas përfundimit të çerdhes moderne në Shipol dhe fillimit të ndërtimit të çerdhes në rrugën “Mbretëresha Teutë”, Komuna e Mitrovicës ka hapur edhe tenderin për një tjetër projekt të rëndësishëm: ndërtimin e çerdhes së re në lagjen “Ura e Gjakut – Vaganicë”. Ndërkohë, kujtojmë se edhe një çerdhe tjetër në lagjen Tavnik, ndërtimi i së cilës kishte nisur vite më parë nga Ministria e Arsimit, ka më shumë se një vit që ka mbetur e papërfunduar, për shkak të ndërprerjes së punimeve.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu