Zjarr në një depo të Ipkos, reagojnë nga kompania
Publikuar më: 04-07-2025 07:23
Mbrëmjen e djeshme njëra nga depot e IPKO-së është përfshirë nga zjarri.Lidhur me këtë kanë reaguar nga kompania në fjalë.Sipas kompanisë, falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve të brendshme, situata u vu shpejt nën kontroll dhe u përmbajt plotësisht.Nga kompania thonë se të gjitha operacionet vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje.Postimi i plotë:Për incidentin në depon të IPKO-s.Të enjten në mbrëmje, një zjarr shpërtheu në njërën nga depot e IPKO-s. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve tona të brendshme, situata u vu shpejt nën kontroll dhe u përmbajt plotësisht.Aktualisht është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm dhe po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit.Dëshirojmë t’i sigurojmë klientët, partnerët dhe opinionin publik se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur. Të gjitha operacionet e IPKO-së vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje.E vlerësojmë besimin dhe mirëkuptimin tuaj. IPKO mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, sigurisë dhe shërbimit të pandërprerë.
🔙 Kthehu