E demoloi shtëpinë dhe tentoi ta sulmonte gruan – arrestohet burri në Kroin e Vitakut

Publikuar më: 04-07-2025 07:16
Publikuar më: Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë shqetësues është raportuar të enjten në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën e Veriut, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar ta sulmojë bashkëshorten e tij. Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 3 korrik 2025, rreth orës 16:00, kur H.P., 51 vjeçare ka raportuar se bashkëshorti i saj, Sh.P., 56 vjeçar, fillimisht ka demoluar disa pajisje në shtëpi, dhe më pas ka tentuar ta sulmojë fizikisht, por ajo ka arritur të mbyllet në një dhomë dhe të shmangë goditjen. Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë Policia, ndërsa në rast është përfshirë edhe B.P., 28 vjeçare, vajza e çiftit. Palët janë intervistuar nga Hetuesia për Dhunë në Familje, ndërsa me urdhër të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti “Sulm” dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet janë në zhvillim.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu