Xhamia në Prishtinë që ngrit flamurin e SHBA-së për çdo përvjetorë të pavarësisë

Publikuar më: 04-07-2025 06:55
Publikuar më: Edhe sot, në oborrin e xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Lagjen e Spitalit, Prishtinë, do të mbahet ceremonia e ngritjes së Flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në nderim të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Në një njoftim për media thuhet se kjo ceremoni do të mbahet prej orës 10:00, ndërsa ky është viti i tretë radhazi ku xhamia në të cilën është imam Labinot Maliqi, organizon këtë ngjarje simbolike, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për kontributin historik e të jashtëzakonshëm të SHBA-ve në mbështetje të lirisë, paqes dhe ndërtimit të shtetit të Republikë së Kosovës, transmeton Zeri.info. 4 Korriku këtë vit shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu