Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Vjen reagimi i parë nga të afërmit e Behares pas largimit të saj të papritur nga BBVK 5

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vjen reagimi i parë nga të afërmit e Behares pas largimit të saj të papritur nga BBVK 5
Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, mbrëmjen e kaluar rreth mesnatës, ka ngjallur kureshtje dhe ka lënë shumë pikëpyetje lidhur me arsyet që çuan në këtë vendim. Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë sqarim zyrtar për atë që ka ndodhur, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar spekulime se largimi i saj mund të jetë shkaktuar nga ndonjë çështje familjare apo një urgjencë e papritur. Megjithatë, asnjëra prej këtyre pretendimeve nuk është konfirmuar. Pas disa orësh heshtjeje, në profilin zyrtar të Behares është shpërndarë një mesazh emocional, i publikuar fillimisht nga një faqe fansash. “Je më e mira në botë, përgjithmonë ki me më pas në krahun tënd”,thuhet në mesazhin drejtuar saj. Ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte edhe mbishkrimi që shoqëronte publikimin:“Krejt çka mundemi me ju thonë për momentin është që Beharja ju don shumë!!!”. Ky është reagimi i parë indirekt nga profili i saj që prej largimit nga shtëpia, përmes të cilit përcillet një mesazh falënderimi dhe afërsie ndaj mbështetësve të saj. Megjithatë, mesazhi nuk jep asnjë detaj për arsyet e largimit, duke lënë ende të hapur pyetjen se çfarë ka ndodhur realisht me Beharen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar