Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Osmani thumbon zhvendosjen e simboleve shtetërore: Nuk janë orendi, por shtylla kurrizore e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Osmani thumbon zhvendosjen e simboleve shtetërore: Nuk janë orendi, por shtylla kurrizore e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj heqjes së fotografisë së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, si dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre tradicionale në zyrën e udhëhequr nga Justina Shiroka-Pula, duke i cilësuar ato si elemente të pandashme të identitetit shtetëror. Duke sjellë në vëmendje ish-kandidatin për president të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bekim Sejdiun, ajo theksoi se një veprim i tillë nuk do të ndodhte kurrë nën drejtimin e tij, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ta paraqitur këtë zhvendosje si diçka të zakonshme. Kreu i shtetit u shpreh se në hapësirat zyrtare të rëndësisë së lartë, përfshirë edhe kabinetet ndërkombëtare, vendet e nderit kanë një protokoll të përcaktuar qartë. Sipas saj, portreti i Rugova dhe dokumenti i pavarësisë nuk përfaqësojnë thjesht dekore, por themelet mbi të cilat u ngrit shteti. "Besoj që e gjithë Kosova e di, që Bekim Sejdiu, një kandidat i jashtëzakonshëm që e patëm propozuar për president, asnjëherë nuk do ta zhvendoste as Deklaratën e Pavarësisë e as foton e presidentit historik. Unë e di që tashti tentohet të arsyetohet zhvendosja në pjesë e qoshe të tjera si diçka normale. Megjithatë, nga Zyra Ovale e Presidencës amerikane e deri te zyrat e tjera të rëndësishme, në vendet e nderit dihet kush e ka vendin. S’mund të konsiderohen si elemente dekori. S’janë dekor, janë themelet e shtetit të Kosovës. Kushdo që e relativizon atë, po e relativizon vetë historinë e Kosovës", u shpreh Osmani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar