Aktuale
Nga “Madison Square Garden” te rikthimi i madh: Amanda Nunes synon fronin e UFC-së pas tri vitesh mungesë
Reklamë e Sponsorizuar
Adhuruesit e arteve marciale mikse do të kenë sytë e drejtuar këtë fundjavë drejt arenës ikonike “Madison Square Garden” në Nju Jork, ku do të mbahet eventi madhështor UFC-334. Pritshmëritë janë jashtëzakonisht të larta, pasi mbrëmja do të sjellë dy ballafaqime spektakolare për titujt botërorë.
Në kategorinë e peshës së rëndë (heavyweight), kampioni aktual, francezi Ciryl Gane, do të përballet me sfiduesin amerikan, të pamposhturin Josh Hokit, i cili numëron 10 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij në kafaz.
Për Gane, i cili regjistron 14 fitore, 2 humbje dhe 1 duel pa rezultat, ky do të jetë testimi i parë në mbrojtjen e brezit kampion. Ai u kurorëzua si kampion i përkohshëm pas triumfit ndaj Pereirës në qershor, ndërsa në shtator mori zyrtarisht statusin e numrit një të këtij divizioni.
Ndërkohë, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe duelit të femrave në peshën “bantamweight” (62 kg), ku kampiones në fuqi, amerikanes Kayla Harrison, i duhet të përballet me legjendën braziliane Amanda Nunes.
Nunes, e cila mbart një bilanc prej 23 fitoresh dhe 5 humbjesh, rikthehet zyrtarisht në kafaz pas një pauze prej tri vitesh, me synimin e qartë për të rimarrë kurorën që e dorëzoi kur u tërhoq nga sporti. Nga ana tjetër, për Harrison (19 fitore e 1 humbje), kjo është hera e parë që mbron titullin e fituar në qershor të vitit 2025.
Karta kryesore e mbrëmjes do të përfshijë gjithashtu përballjet:
Kayla Harrison – Amanda Nunes
Caio Borralho – Yousri Belgaroui
Uros Medic – Kevin Holland
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: