Sport
Sfida ndaj San Marinos, trajneri Maran lë sërish jashtë dy lojtarë
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë zbritet sot në fushë përballë San Marinos, ndërkohë që tekniku Rolando Maran ka përcaktuar grupin e lojtarëve për këtë takim, duke lënë në tribunë Feta Fetain dhe Sabah Kerjotën.
Kerjota, i cili u ftua për herë të parë nga Maran pas paraqitjeve mjaft pozitive në futbollin skocez, nuk do të ketë mundësinë të regjistrojë minuta loje në këtë përballje.
Krahas tij, nga tribuna do ta ndjekë ndeshjen edhe kapiteni i Kombëtares U-21, Feta Fetai, i cili u thirr në radhët e ekipit A pas dëmtimit të pësuar nga Qazim Laçi.
Nga ana tjetër, ndryshe nga sfida e kaluar ndaj Bjellorusisë, Luis Hasa është i vetmi nga lojtarët e munguar që fiton sërish besimin për t'u rikthyer në listën e futbollistëve të gatshëm. Përballjen e sotme, Aliji, Fetai dhe Kerjota do t'ju duhet ta shohin nga tribuna e stadiumit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: