Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Nga 1 tetori Zvicra aplikon rregulla të reja: Çfarë ndryshon për ekonominë, sigurinë dhe marrëveshjen me Kosovën

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga 1 tetori Zvicra aplikon rregulla të reja: Çfarë ndryshon për ekonominë, sigurinë dhe marrëveshjen me Kosovën
Shteti helvetik do të nisë muajin e ardhshëm, konkretisht më 1 tetor 2026, zbatimin e një sërë reformash kyçe që prekin fusha të ndryshme të jetës ekonomike, arsimore dhe të sigurisë publike. Sipas njoftimeve të mediave vendase, këto risi synojnë të përshtatin kuadrin ligjor me standardet bashkëkohore dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar. Një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin tonë është zyrtarizimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë mes Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Kosovës, e cila ka për qëllim forcimin e shkëmbimeve tregtare dhe hapjen e horizonteve të reja për sipërmarrjet. Të dhënat nga Qeveria Federale zvicerane tregojnë se volumi tregtar i mallrave mes dy vendeve gjatë vitit 2025 kapërceu shifrën e 175 milionë frangave. Kjo marrëveshje do të sjellë heqjen graduale të taksave doganore për eksportet zvicerane drejt Kosovës, për kategori të caktuara produktesh pas kalimit të afateve kalimtare. Përveç kësaj, paketa e re parashikon edhe ndryshime të tjera thelbësore në sektorë të ndryshëm: Në fushën e transparencës financiare, nisin zbatimin dispozita më të rrepta kundër pastrimit të parave, duke kërkuar qartësi më të madhe mbi strukturën e kompanive dhe zotëruesit e tyre. Në sistemin arsimor, risi përbën futja e emërtimeve akademike profesionale "Professional Bachelor" dhe "Professional Master". Për sektorin bujqësor, fermerët që prodhojnë qumësht biologjik do të pëfitojnë një shtesë prej 3 centësh për çdo kilogram, ndërsa efekti i këtij ndryshimi pritet të ndihet edhe te blerësit e fundit. Së fundmi, në aspektin e sigurisë, Zvicra ka vendosur të zgjerojë bashkëpunimin me Europolin nëpërmjet sistemit informativ Schengen, me fokus të veçantë te parandalimi i terrorizmit dhe goditja e krimit të organizuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar