Aktuale
Përfshirja në skandalin e Ergys Agasit, reagon ashpër e njohura në rrjetet sociale Hati
Reklamë e Sponsorizuar
Hatixhe Brika, e njohur nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale si Hati, ka thyer heshtjen pas aludimeve të fundit në medie, ku emri i saj është lakuar në lidhje me disa materiale audio dhe video që dyshohet se janë regjistruar në zyrat e biznesmenit Ergys Agasi.
Sipas shkrimeve të publikuara, ajo thuhet se është pjesë e personave që shfaqen në këto regjistrime. Megjithatë, deri në këto momente, në raportimet e deritanishme nuk është bërë publike asnjë provë konkrete apo fakt që ta implikojë Hatixhe Brikën në ndonjë aktivitet të paligjshëm.
Përballë kësaj situate, Brika ka zgjedhur të reagojë përmes një videomesazhi të shpërndarë në profilin e saj në Instagram, ku ka shprehur pakënaqësinë e thellë për përdorimin e figurës dhe identitetit të saj në këto kontekste.
“Unë nuk e kuptoj që nuk ju ec lajmi pa vënë fytyrën time ose emrin tim, se doni me hangër bukë në kurriz tim. Po na keni qarë kokën, na keni lodhur trutë”, është shprehur ajo në videon e publikuar.
Gjatë reagimit të saj, e njohur si Hati ka sfiduar autorët e këtyre shkrimeve që të bëjnë publike faktet, duke hedhur poshtë me forcë çdo lidhje të mundshme me pretendimet e ngritura.
“Ku i keni provat? Nxirrni provat. A keni Zot apo s’keni? Nuk ju marr vesh”, ka përfunduar ajo mesazhin e saj drejtuar publikut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: