Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Argjentina kërkon pasardhësin e numrit 10-të të Messit

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Argjentina kërkon pasardhësin e numrit 10-të të Messit
Pas largimit të Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës, një prej pyetjeve më të mëdha që shtrohet është se kush do ta trashëgojë fanellën ikonike me numrin 10, të cilën legjenda argjentinase e mbajti për shumë vite. Sipas raportimit të ESPN Argentina, stafi teknik i përfaqësueses argjentinase, nën drejtimin e Lionel Scalonit, po shqyrton dy emra për këtë përgjegjësi të madhe: Nico Paz dhe Lautaro Martínez. Nico Paz, talenti i Comos në Serie A, është një prej emrave që po fiton vëmendje të madhe. Mesfushori ofensiv ka spikatur me paraqitjet e tij dhe shihet si një prej futbollistëve që mund të udhëheqin Argjentinën në gjeneratën e re. Në garë është edhe Lautaro Martínez, sulmuesi dhe një prej liderëve të Interit. Përvoja, karakteri dhe rëndësia e tij në sukseset e fundit të Argjentinës e bëjnë atë një kandidat të mundshëm për ta marrë këtë numër historik. Lautaro aktualisht mban numrin 10 te Interi, ndërsa me Argjentinën ka bartur numrin 22. Megjithatë, vendimi nuk është marrë ende dhe përzgjedhësi Lionel Scaloni nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për pasardhësin e Messit. Argjentina ka vendosur të mos e përdorë numrin 10 në miqësoret e nëntorit, kundër Uruguait dhe Kosta Rikës, si një mënyrë respekti ndaj Messit. Sipas mediave argjentinase, numri pritet të rikthehet në përdorim në ndeshjet zyrtare të vitit 2027.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar