Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Shpresojmë për një lojë të mirë dhe pozitive, me tri pikë” – Hajrizi flet para takimit me Izraelin

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 15:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Shpresojmë për një lojë të mirë dhe pozitive, me tri pikë” – Hajrizi flet para takimit me Izraelin
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës, në Ligën e Kombeve. Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Lumbardh Dellovës, i cili është liruar nga grumbullimi i Kombëtares. Kreshnik Hajrizi është rikthyer tek Kosova, pas mungesës në muajin tetor shkak i lëndimeve. Ai sot ka zhvilluar stërvitjen e zakonshme së bashku me futbollistët e tjerë. Mbrojtësi dardan pas stërvitjes ka folur për kanalin zyrtar të FFK-së, i cili ka thënë se ndihet shumë mirë dhe se përgatitjet po zhvillohen në atmosferë pozitive. “Rikthimi im është një kënaqësi e madhe. Shyqyr, tash nga lëndimi gjithçka ka shkuar mirë. Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Po përgatitemi për ndeshjen dhe i gjithë ekipi ndihet shumë mirë. Atmosfera është e mirë. E veçanta është që luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, gjë që është gjithmonë më mirë për ne. Shpresojmë për një lojë të mirë dhe pozitive, me tri pikë”, ka deklaruar Hajrizi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar