Sport
Betim Fazliji rikthehet te 'Dardanët': Është nder i veçantë, mezi pres sfidat e radhës
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore, në vazhdën e përgatitjeve intensive për përballjet e ardhshme në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Irlandës.
Në këtë seancë stërvitore grupi ishte thuajse i plotë, me përjashtim të Lumbardh Dellovës, i cili është larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar. Vendin e tij e ka zënë mbrojtësi i klubit zviceran St. Gallen, Betim Fazliji, i cili është bashkuar menjëherë me pjesën tjetër të skuadrës.
27-vjeçari Fazliji ka bërë sot stërvitjen e parë me grupin, ndërkohë që seancës i janë bashkuar edhe ata futbollistë që kishin munguar në stërvitjen e së mbrëmshmes. Pas përfundimit të punës në fushë, mbrojtësi shprehu entuziazmin e tij për rikthimin nën urdhrat e kombëtares për faqen zyrtare të FFK-së.
“Ndihem jashtëzakonisht i lumtur për ftesën dhe mundësinë që iu bashkova ekipit. Është një krenari e madhe për mua që të jem pjesë e përfaqësueses sonë. Mezi po pres të zbres në fushë për ndeshjet e ardhshme. Stërvitja ishte mjaft produktive, ndërsa ekipi po shfaq formë të mirë fizike dhe motivim të lartë. Jemi të gjithë të fokusuar maksimalisht dhe presim një paraqitje dinjitoze në ndeshjen si vendas kundër Izraelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, deklaroi Fazliji.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: