Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

KV Ferizaj nis rrugëtimin evropian, përballet me Brnon

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
KV Ferizaj nis rrugëtimin evropian, përballet me Brnon
KV Ferizaj do ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane të volejbollit, duke marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të CEV Volleyball Challenge Cup. “Skuadra ferizajase është nisur nga Tirana drejt Çekisë, ku e pret përballja me ekipin Volejbal Brno, në kuadër të rrethit të parë të kësaj gare evropiane. Ndeshja e parë ndërmjet Volejbal Brno dhe KV Ferizaj do të zhvillohet të martën, më 10 nëntor 2026, duke filluar nga ora 18:00, në Brno të Çekisë. Ndërkaq, ndeshja e kthimit do të luhet të mërkurën, më 18 nëntor 2026, nga ora 19:00, në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj. KV Ferizaj synon të paraqitet sa më mirë në arenën ndërkombëtare dhe të përfaqësojë denjësisht volejbollin e Kosovës në këtë garë evropiane”, thuhet në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar