Sport
Betim Fazliji i bashkohet stërvitjeve, Dellova lirohet nga grumbullimi – “Dardanët” vijojnë përgatitjet anti-Izrael
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës, në Ligën e Kombeve.
Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Lumbardh Dellovës, i cili është liruar nga grumbullimi i Kombëtares.
Pavarësisht dëshirës së madhe të tij për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se qendërmbrojtësi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e radhës.
Kosovën e presin dy sfida të rëndësishme ndaj Izraelit dhe Irlandës, pasi po luftohet për pozitën e dytë në grup e cila do ta favorizonte në shortin për kualifikimet e rregullta për Euro 2028.
Ndeshjen e parë “Dardanët” e luajnë ditën e shtunë me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse tri ditë më vonë udhëtojnë në Dublin për t’u përballur me Irlandën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: