Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës, në Ligën e Kombeve. Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Lumbardh Dellovës, i cili është liruar nga grumbullimi i Kombëtares. Pavarësisht dëshirës së madhe të tij për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se qendërmbrojtësi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e radhës. Ndërkohë, atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë. Betim Fazliji dhe Kreshnik Hajrizi janë shprehur të lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe optimistë për sfidat e ardhshme. Hajrizi, i cili është rikthyer pas lëndimit, ka thënë se ndihet shumë mirë dhe se përgatitjet po zhvillohen në atmosferë pozitive. “Rikthimi im është një kënaqësi e madhe. Shyqyr, tash nga lëndimi gjithçka ka shkuar mirë. Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Po përgatitemi për ndeshjen dhe i gjithë ekipi ndihet shumë mirë. Atmosfera është e mirë. E veçanta është që luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, gjë që është gjithmonë më mirë për ne. Shpresojmë për një lojë të mirë dhe pozitive, me tri pikë”, ka deklaruar Hajrizi. Edhe Betim Fazliji ka shprehur kënaqësinë për rikthimin në kombëtaren dardane, duke vlerësuar motivimin dhe përkushtimin e ekipit në prag të ndeshjes me Izraelin. “Jam shumë i lumtur që më ka ftuar Kombëtarja dhe që sot kam mundur t’i bashkohem ekipit. Jam shumë krenar. Për mua është diçka shumë e madhe të jem këtu dhe ta përfaqësoj Kombëtaren tonë. Mezi pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme. Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Ekipi është në formë shumë të mirë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar. Presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, si vendas, në ‘Fadil Vokrri’”, ka thënë Fazliji.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar