Sport
Trepça para një sfide të vështirë në Greqi
Reklamë e Sponsorizuar
Trepça e pret një përballje të vështirë në udhëtim, ku do të përballet me skuadrën greke Promitheas Patras BC.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit A në FIBA Europe Cup dhe do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 18:00.
Në renditjen e grupit A, Trier dhe Promitheas kryesojnë me nga 8 pikë, ndërsa Trepça renditet me po aq pikë.
Pas tyre vijnë Spliti me 7, Opava me 6 dhe Batumi me 5 pikë.
Klubi mitrovicas ka paralajmëruar sfidën përmes një njoftimi në rrjetet sociale:
“Nesër na pret një tjetër sfidë evropiane! Përballë kemi skuadrën greke, Promitheas Patras BC.
Gati për betejën e radhës”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: