Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Futbollisti i Barcelonës lë Kombëtaren

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti i Barcelonës lë Kombëtaren
Andreas Christensen po kalon një periudhë të vështirë për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike. Mbrojtësi i Barcelonës ka refuzuar ftesën e Danimarkës për këtë periudhë ndërkombëtare, pasi nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër dëmtim pas rikthimit të fundit në fushë. Trajneri Brian Riemer ka treguar se futbollisti e ka marrë këtë vendim me shumë vështirësi, pasi është shumë i lidhur me përfaqësuesen daneze. Sipas tij, Christensen ishte në prag të lotëve gjatë bisedës telefonike, duke shprehur zhgënjimin për pamundësinë që të ndihmojë kombëtaren. “Edhe nëse mund të qëndrojë në bankinë dhe të luajë pesë minuta, ai ende ka rrugë të gjatë deri te gatishmëria për të përballuar 90 minuta në nivelin më të lartë”, u shpreh Riemer. Statistikat tregojnë përmasat e problemeve të tij: sezonin e kaluar humbi 36 ndeshje, ndërsa në edicionin 2024/25 mungoi në 50 takime për shkak të problemeve me tendinën e Akilit dhe dëmtimeve muskulore. Danimarka shpreson ta ketë sërish në dispozicion në muajin mars.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar