Sport
Kombëtarja e Kosovës pëson ndryshime: Hajdari lë grumbullimin, Avdullahu largohet përkohësisht
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar ndryshime në organikë para dy sfidave të radhës, ku mbrojtësi Albian Hajdari është detyruar të largohet nga kampi stërvitor në Debrecen. Pas kontrolleve dhe përpjekjeve të vazhdueshme të stafit mjekësor, është konfirmuar se futbollisti nuk mund të rikuperohet në kohë për takimet e rëndësishme kundër Izraelit dhe Austrisë.
Pavarësisht angazhimit maksimal për ta kthyer në fushë sa më parë, situata fizike e ka lënë atë jashtë planeve të trajnerit Franco Foda, duke bërë që ai të mos jetë në dispozicion për këto dy ndeshje vendimtare.
Ndërkohë, një tjetër ndryshim ka ndodhur në mesfushë, ku Leon Avdullahu është liruar përkohësisht nga grumbullimi për shkak të disa arsyeve familjare. Megjithatë, mesfushori pritet t'i bashkohet grupit të Përfaqësueses në një kohë sa më të shpejtë të mundshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: