Aktuale
Kërcënim i hapur ndaj Ramush Haradinajt: Llogaria me shkronja cirilike synon familjen e politikanit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është bërë cak i një kërcënimi publik përmes një komenti të lënë në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.
Mesazhi kërcënues dhe fyes, i cili përfshin edhe kërcënime ndaj familjes së tij, është shkruar nga një llogari që mban emrin “Goran Gogo Frkz” dhe përdor alfabetin cirilik.
Në komentin e publikuar në faqen e tij zyrtare thuhet fjalë për fjalë: “Oooo teroristicki kozojebu , jebat cemo ti sve zensko u familiji brzih dana”.
Ky incident i rëndë ndodh në një periudhë me ndjeshmëri të lartë politike në vend. Ngjarja vjen në kohën kur Kosova po përballet me zhvillimet e fundit lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, ndërkohë që në opinionin publik janë shtuar zërat dhe diskutimet për të propozuar Ramush Haradinajn si kandidat për President të Republikës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: