“E ndala luftën…”, Kurti e falënderon shumë Trumpin: Me siguri SHBA ka pasur informacion për planet e Serbisë dhe ka vepruar
Publikuar më: 02-07-2025 20:47
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për atë që ka thënë “e ndala luftën”.
Kurti në Tëvë 1, tha se SHBA-ja ka më shumë informacione për planet operacionale të Serbisë kundër Kosovës.
Rrjedhimisht, shtoi Kurti është normale që ato informacione nuk i posedojmë.
“Nuk mund t’i di planet që i kanë, nuk i kam informacionet e tyre – me siguri SHBA në përgjithësi kanë më shumë informacion se çfarë synimesh operacionale ka pasur Serbia dhe mund të kenë vepruar kundër tyre, faleminderit shumë. Ne jemi shumë mirënjohës për rolin e SHBA-ve, por ato informacione që i kanë ata se çfarë kanë bërë si plan konkret operacionale kundër Kosovës Serbia, mbase ne nuk e dimë është e pritshme që nuk i dimë. Mbase organet tona bashkëpunojnë me ato të SHBA-ve, dhe një ditë edhe ne mund t’i kemi ato informacione, por aktualisht nuk i posedojmë ato”, ka thënë Kurti.
🔙 Kthehu