Politikë
Në fokus banimi social dhe kultura, Albin Kurti takon drejtuesit e Bashkisë së Parisit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire.
Kjo vizitë ndër-institucionale pasoi fjaljën e kryeministrit në panelin e diskutimit të titulluar “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, ku u trajtuan sfidat e paqes dhe rindërtimit pas konfliktit.
Nëpërmjet një deklarate publike, kreu i ekzekutivit kosovar bëri të ditur se e ka falënderuar mikpritësin francez, duke i shprehur njëkohësisht mirënjohjen e thellë për ndihmën e vazhdueshme që Franca i ka dhënë shtetit të Kosovës.
Gjatë bisedës dypalëshe, vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të përvojave dhe mundësive konkrete të bashkëpunimit në sektorin e strehimit urban.
Kurti e njohu homologun e tij francez me detajet e Programit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Kosovë, si dhe me nismën madhore për Banimin Social Adekuat, e cila është parashikuar të zbatohet në 21 komuna anembanë vendit.
Në vijim të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar lidhjet ndër-kulturore ndërmjet Prishtinës dhe Parisit, përmes nismave të përbashkëta që përfshijnë ekspozita artistike, shfaqje filmike, mbrëmje letrare dhe programe të shkëmbimit për krijuesit e artit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: