Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që dyshohet për vjedhje

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që dyshohet për vjedhje
Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar një grua të dyshuar për vjedhje. Në një njoftim për media, forcat e rendit kanë thënë se sipas dyshimeve të bazuara personi i dyshuar më 2 janar 2026 në Rahovec, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”. Pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, sipas policisë, identiteti i saj ende nuk është zbuluar. “Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim, duke garantuar se informacionet e pranuara do të mbesin konfidenciale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar