Kronikë
Tragjedi në Klinë: Humb jetën një person në fshatin Jelloc, nis hetimet e detajuara Policia
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte fshatin Jelloc të komunës së Klinës, ku një qytetar është gjetur pa shenja jete.
Lajmin për këtë ngjarje e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, i cili bëri të ditur se ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.
"Sot, më datë 29.09.2026, rreth orës 06:20, Policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës", u shpreh Rugova.
Sipas zyrtarit policor, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ku do të i nënshtrohet obduksionit për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.
Ndërkohë, autoritetet kompetente kanë nisur hetimet zyrtare, duke e cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes” për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: