Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedi në Klinë: Një person gjendet pa shenja jete në fshatin Jelloc

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 08:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në Klinë: Një person gjendet pa shenja jete në fshatin Jelloc
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Jelloc të komunës së Klinës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Lajmin për portalin 'Lajmet e Reja' e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas zyrtarit policor, rasti është raportuar në autoritetet e rendit më 29.09.2026, rreth orës 06:20. "Policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës," ka deklaruar Rugova. Në ndërkohë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për t'i nënshtruar obduksionit dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar