Kronikë
Afera e dyshuar e shefit të Nvidia-s me një spiune kineze nën llupën e FBI-së, konfirmon Trump
Reklamë e Sponsorizuar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka nisur një hetim lidhur me një lidhje të mundshme mes drejtorit ekzekutiv të gjigandit teknologjik Nvidia dhe një personi të dyshuar si spiun kinez.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të afrome se ka biseduar personalisht me Jensen Huang të hënën, pas publikimit të raporteve se autoritetet amerikane dyshonin se ai ishte bërë objektiv i një operacioni të inteligjencës nga Pekini.
"I bëra atë pyetje, 'A kishe ndonjë ide se ajo ishte spiune?' Ai tha 'Nuk kisha asnjë ide se ajo ishte spiune' dhe unë vërtet e besoj atë," deklaroi Trump para gazetarëve.
Në krahun tjetër, autoritetet në Pekin kanë hedhur poshtë me forcë çdo aludim se Huang ka qenë në shënjestër të shërbimeve të tyre sekrete, ndërsa ministria e Jashtme e Kinës i ka cilësuar akuzat si plotësisht të pabaza, spekulative dhe të orkestruara për të dëmtuar imazhin dhe për të shpifur ndaj vendit.
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se është në dijeni që FBI-ja po merret me këtë çështje, megjithëse nuk pranoi të japë detaje shtesë mbi hetimet apo të specifikojë se kur kanë nisur ato zyrtarisht.
Megjithatë, ai shtoi se e konsideron Huang-un një njeri të ndershëm dhe shprehu bindjen se gjithçka do të mbyllet pa probleme për të pasi të përfundojnë verifikimet.
Ndërkohë, zyrtarët e FBI-së kanë preferuar të mos japin asnjë koment kur janë pyetur rreth kësaj çështjeje.
Nga ana e saj, kompania Nvidia ka angazhuar ekspertë për një hetim të pavarur lidhur me rastin e Alice Huang, e cila dyshohet për spiunazh në favor të Kinës, duke theksuar se deri më tani nuk ka asnjë indikacion se siguria kombëtare apo sekretet industriale të firmës janë rrezikuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: