Kronikë
Rasti i kërcënimit ndaj të ndjerës Arlinda: Jeton Sylaj dalja para gjykatës me dyer të mbyllura
Reklamë e Sponsorizuar
Jeton Sylaj, i dyshuar për kanosjen e Arlindës, tashmë të ndjerë, pritet të paraqitet në seancën gjyqësore më 12 nëntor. Megjithatë, kjo seancë fillestare do të zhvillohet pa praninë e publikut.
Këtë vendim e kanë konfirmuar zyrtarët e gjykatës, të cilët nuk kanë dhënë detaje apo arsye specifike për vendimin që seanca të mbahet e mbyllur.
“Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S. është caktuar të mbahet më datë 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun”, thuhet në përgjigjen e institucionit të drejtësisë.
Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj Jeton Sylajt më 23 tetor 2026, vetëm dy ditë para se të ndodhte vrasja e Arlinda Zekajt.
Sipas hetimeve, Jeton Sylaj akuzohet se e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar me jetë Arlindën, ngjarje kjo që i ka paraprirë vrasjes tragjike të saj me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj, i cili është vëllai i Jetonit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: