Aktuale
“Nuk kam çfarë të them” – Cucurella i përgjigjet Lamine Yamalit pas triumfit në El Clasico
Reklamë e Sponsorizuar
Marc Cucurella ka ndarë opinionet e tij lidhur me përballjen direkte që pati me Lamine Yamalin në edicionin e fundit të El Clasicos, ku Real Madridi fitoi me rezultatin 2-1 kundër Barcelonës.
Mbrojtësi spanjoll bëri një paraqitje solide duke e neutralizuar talentin e skuadrës katalunase, ndërkohë që ky i fundit, para fillimit të sfidës, kishte bërë shaka se do të dilte fitues në duelin kokë më kokë mes tyre.
Të pyetur rreth komenteve të Yamalit, Cucurella preferoi të ruajë një qasje mjaft të matur dhe të rezervuar.
“Nuk kam asgjë për të thënë. Nuk më pëlqen të flas apo të mburrem, më pëlqen të qëndroj i qetë dhe të bëj punën time.
Zhvillova një ndeshje të mirë dhe me siguri do të përballem edhe shumë herë me të”, u shpreh ai.
Gjatë prononcimit të tij, Cucurella pranoi se në sfidat e ardhshme do t’i duhet të vuajë për t'u mbrojtur ndaj Yamalit, duke i thurur njëkohësisht lëvdata cilësive të larta që zotëron sulmuesi i Barcelonës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: